Një gazetare japoneze ka çuar veten drejt vdekjes duke punuar 159 orë shtesë në muaj e duke marr vetëm 2 ditë pushim.
Miwa Sado, e cila ishte një gazetare për politikë në mediumin kombëtar të Japonisë, ka pësuar një sulm në zemër në korrik të 2013-ës, por punëdhënësit ka bërë publike këtë rast tragjik gjatë kësaj jave, transmeton koha.net.
Sado, e cila ishte 31 vjeçe në atë kohë, ishte reportere përgjegjëse për mbulimin e ngjarjeve të qeverisë metropolitane të Tokios.
Zyrtari i departamentit të lajmeve të transmetuesit publik NHK ka thënë se ky incident ishte një “problem në organizatën tonë në tërësi, duke përfshirë sistemin e punës dhe atë se si mbulohen zgjedhjet”.
{gallery}