Një djalë po hante kokoshka në Kolorado në oborrin e shtëpisë kur një ari iu afrua. Ai ishte ulur dhe tërësisht i shtendosur, por nuk e vërejti kafshën që gati sa nuk e kapi.
Upi ka shkruar se kjo ngjarje u filmua në kamerat e sigurisë, kur ariu që kërkonte ushqim u fut pa leje në oborr.
Çifti Rachel dhe Rob Schmela thanë se u tmerruan kur panë atë ngjarje.
“Isha e ngrirë për disa sekonda, nuk dija çka të bëja. Për fat të mirë, Robi dhe vëllai i tij u hodhën në aksion dhe ata bënë zhurmë aq shumë sa e larguan ariun, ka deklaruar nëna e 9-vjeçarit.