Bllokimi i lavamanit është i bezdisshëm nëse ndodh një herë, por nëse problemi përsëritet, është tepër e lodhshme trajtimi i saj.
Por, një ekspert hidraulik, i quajtur James Chapman, ka treguar një metodë që mund të kushtonte shumë shtrenjtë, por, sipas tij, kushton fare lirë dhe është shumë efektive.
Ai ka rekomanduar që zhbllokimi i lavamanit të bëhet me sodë kuzhine dhe ujë të nxehtë, por nëse mungon soda, mund të shfrytëzohet edhe kripa. Pra fillimisht derdhni ujin e nxehtë në lavaman që të lëvizin mbetjet, pastaj përzini kripën dhe limonin (edhe sodën nëse keni) në një masë dhe nëpërmjet një kulluese hidheni direkt në vrimën ku rrjedh uji.
“Lëreni disa minuta, pritni reagimin e gazit që ndihmon zbërthimin e grimcave që shkaktojnë bllokimin. Provoni përsëri këtë metodë pas pak minutash dhe në fund hidhni ujë sërish të nxehtë për të parë efektin”.
Ai ka shtuar se kjo metodë mund të bëjë mrekulli.