Kuriozitet

Pas 12 ditësh shpëtohet dreri që i ngeci ena e plastikës në kokë

Një dre në Indiana që shihej duke u endur me një enë plastike të mbërthyer në kokë për të paktën 12 ditë, u shpëtua të enjten në mëngjes.

Zyra e Sherifit të Qarkut Vermillion tha në një postim në Facebook se dreri fillimisht u pa me kokën e ngulur në enë në pjesën veriore të qarkut më 10 shkurt, por autoritetet nuk ishin në gjendje të afroheshin sa duhet për ta ndihmuar.

Dreri u gjet përsëri të enjten në mëngjes dhe u pa se kishte arritur të bënte një çarje në enë mjaft të madhe për ta lejuar atë të hante dhe të pinte.

Ekipi i shpëtimit punuan së bashku për t’ia hequr enën e plastikës nga koka drerit në mënyrë të sigurt, u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Zyra e Sherifit të Qarkut.