Një dre në Indiana që shihej duke u endur me një enë plastike të mbërthyer në kokë për të paktën 12 ditë, u shpëtua të enjten në mëngjes.
Zyra e Sherifit të Qarkut Vermillion tha në një postim në Facebook se dreri fillimisht u pa me kokën e ngulur në enë në pjesën veriore të qarkut më 10 shkurt, por autoritetet nuk ishin në gjendje të afroheshin sa duhet për ta ndihmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDreri u gjet përsëri të enjten në mëngjes dhe u pa se kishte arritur të bënte një çarje në enë mjaft të madhe për ta lejuar atë të hante dhe të pinte.
Ekipi i shpëtimit punuan së bashku për t’ia hequr enën e plastikës nga koka drerit në mënyrë të sigurt, u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Zyra e Sherifit të Qarkut.