Kuriozitet

Destinacionet më popullore të kërkuara në “Google”

Bazuar në hulumtimin e kompanisë “Bounce”, është krijuar një listë me destinacionet më popullore në botë. Lista tregon vendet ku pritet që udhëtimet të jenë më të shumta në vitin 2024.

“Bounce” analizoi gjithçka që ishte në motorin e kërkimit “Google” në tre muajt e fundit për të gjetur destinacionet më të dëshirueshme këtë vit. Për ta bërë kërkimin më të plotë, ata i krahasuan këto destinacione me vendet më të vizituara në vitet e mëparshme për të parashikuar se cilat vende do të jenë më të vizituara në vitin 2024.

Turqia është në vendin e parë, Islanda në vendin e dytë dhe Greqia në vendin e tretë. Kroacia është në vendin e pestë.

Nga qytetet, më popullori është Amsterdami.

Nga destinacionet në rritje, Shqipëria i prin listës.