Kuriozitet

Historia e pabesueshme e pulës që jetoi pa kokë për 18 muaj

Descriptive Text

Në vitin 1940, një pulë u konsiderua shumë e çuditshme, pasi siç s'kishte ndodhur më parë, ajo kishte jetuar mbi një vit pasi i ishte prerë koka.

Pula e quajtur Mike mbijetoi 18 muaj pa kokë, ka shkruar Guinness, në fermën e çiftit LLoyd-Clara në Colorado të SHBA-së. Ata merreshin me prerjen dhe rrjepjen e pulave për shitje, por njëra ishte shumë e veçantë.

Image

Pavarësisht se koka i ishte prerë, ajo vazhdonte të jetonte dhe të ushqehej, e kjo kishte shtyrë pronarët e fermës që ta dërgonin për studim. Tom Smulders, drejtor i Neuroshkencës Evolucionale në Universitetin e Newcastle, kishte thënë se kjo s'ishte aq e vështirë të shpjegohej.

“Truri është kryesisht i përqendruar në pjesën e pasme të kafkës, pas syve të pulës. Raportet tregojnë se sqepi, fytyra dhe veshi i Mike u hoqën, por 80 për qind e trurit ende ishte aktiv, duke mundësuar që të kontrollohej trupi, rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe tretja”, thuhej në shpjegimin e ekspertit.

Çifti më pas u kujdes për pulën duke e ushqyer me ujë dhe me ushqim të lëngshëm. Ajo është futur në histori.