Kuriozitet

Një çift gjen në shtëpi letra dashurie të vjetra gati një shekull

Një çift nga Minneapolisi ka gjetur diçka interesante derisa po e rimodelonte murin e banjës në shtëpinë e tyre. Pas thyerjes së murit, ata kanë gjetur letra dashurie që besohet të jenë gati një shekull të vjetra.

Matt dhe Carrie Tessmer thanë se gjetën gjëra të shumta brenda murit, duke përfshirë ilaçe, glicerinë, ujë trëndafili, brisk rroje dhe disa produkte për grim të prodhuara nga Minneapolis nga markat e vjetra.

Çifti tha se zbulimi më emocionues ishin letrat e dashurisë që dukej se ishin shkruar nga i njëjtë adoleshent për dy vajza të ndryshme.

Letrat të cilat ishin mbi emrin e “John B.” u drejtoheshin dy vajzave të quajtura “Hazel” dhe “Pauline”.

Letrat për të dyja vajzat paraqisnin dashurinë e djaloshit derisa i ftonte edhe për kërcim.

“Pasi lexuam disa prej tyre, kuptuam se në të vërtetë ka më shumë gjasa të ishte një fëmijë i moshës 13-18 vjeç,” tha Carrie Tessmer për WCCO-TV. “Ata po flisnin për drekën e parë”.

Çifti tha se ende nuk e kanë identifikuar John B, porse i kanë në mendje dy persona.

John Pavlo, pronari fillestar i shtëpisë, jetoi aty me familjen e tij nga vitet 1920 deri në vitet 1950, dhe ai kishte një djalë, i cili gjithashtu quhej John.

“John Joseph Pavlo duhet të kishte qenë rreth 17 vjeç në kohën kur ai jetonte në këtë shtëpi me familjen e tij”, tha Carrie Tessmer.

I dyshuari i dytë është John Book, i cili ka lindur në vitet 1930, por ishte i rritur kur u transferua në shtëpi në vitet 1960. Tessmers thanë se gjetën disa nga detyrat e vjetra të John Book, duke treguar se ai mbante disa kujtime të viteve të adoleshencës.

“Do të doja të dija historinë dhe gjithashtu arsyen pse letrat nuk u dorëzuan dhe pse përfunduan në murin tonë të banjës”, tha Carrie Tessmer.

Një çift nga New Yorku bëri një zbulim të ngjashëm pas një muri dhe ishin në gjendje të gjurmonin vajzën në fjalë.

Dottie Kearney, 51 vjeç, tha se ajo dhe burri i saj po rrënonin muret e vjetra kur gjetën një sasi letrash të shkruara nga një ushtar i Luftës së Dytë Botërore, Claude Smythe për gruan e tij, Marie Smythe.