Kuriozitet

Kasollja e braktisur në mes të rrugës “tmerron” banorët në California

Policia në California u njoftua për një kasolle të braktisur, të lënë në një rrugë të qytetit.

Upi ka shkruar se policia vendase doli në vendin e ngjarjes dhe e hoqi kasollen, por nuk është e informuar se kujt i përket apo si përfundoi aty.

“Një telefonues anonim raportoi një kasolle ‘që ra nga qielli’ dhe u ul në mes të një rruge në qytetin tonë”, thuhet në njoftimin policor për rastin.

Banorët e zonës thanë se nuk janë në dijeni se si ajo mbeti aty, derisa fillimisht u shprehën të frikësuar.

Kasollja që dukej e vjetruar u largua dhe nuk dihet se ku është lënë.