Kuriozitet

13-vjeçari që është bllokuar në trupin e një fëmije të vogël

Angus është një 13-vjeçar i cili vuan nga një anomali kromozomesh të veçanta.

Ai është 13-vjeçar, por nga pamja e jashtme duket si një fëmijë i vogël, transmeton Koha.net.

Kur Angus kishte vetëm 3-vjeç, filluan problemet e tij kur edhe iu ndal rritja.

Prindërit e tij kanë shpresuar që ai pas operacioneve të rekomanduara do të kthehet ne normalitet, por kjo ishte e gabuar.

Ai ka pasur edhe një operacion në trupin e tij, por megjithatë asnjëherë nuk do të përmirësohet, pasi sëmundja e tillë është e përjetshme dhe e pashërueshme.

Mjekët thonë se janë befasuar nga kjo, madje edhe nga personalitetit i Angus, i cili thuajse gjatë tërë kohës është i lumtur, nuk nevrikoset dhe është shumë i dëgjueshëm.