Një çift anglez hëngri speca djegës dhe më pas u puthën për 15 minuta, duke shënuar rekord botëror.
Upi shkroi se Mike dhe Jamie Jack duhej të hanin spec djegës e më pas “t’i bashkonin buzët” për të respektuar rregullat e lojës të Guinessit, por puthja e tyre zgjati më tepër. Gjithsej 15 minuta e 6.5 sekonda, me ç’rast hynë në rekord.
Mike Jack ka shënuar ndër vite disa rekorde në ngrënien e specave pikantë, ndërsa Jamie është ushtruar për këtë rekord tash e një muaj.
Sipas tyre, praktika e vazhdueshme është pjesë e suksesit të jashtëzakonshëm.
“Sigurohuni që të përballoni nxehtësinë e specave, para se të provoni një rekord si ky”, tha Mike Jack.