Kuriozitet

Çmenduria e kinezëve, nisin “modën” e maskave për shkak të të nxehtit

Banorët e Kinës po përdorin maska të fytyrës që po njihen me emrin “facekinis” për ta mbrojtur veten ndaj diellit mes të nxehtit të madh.

“Facekinis”, që janë maska që mbulojnë tërë fytyrën me vrima për sytë dhe gojën, janë shitur në Kinë ndërsa vendi përballet me të nxehtin ekstrem, raportoi FoxNews.

Maska të tilla raportohet se kanë qenë në qarkullim përreth Kinës për një kohë, veçanërisht në qytetin Qingdao.

Edhe të tjera produkte për mbrojtje ndaj diellit raportohet se po shiten me të madhe në Kinë, si kapele e mëngë për krahë.

“Jemi të shqetësuar se mund të digjemi nga dielli apo të rrezitemi, kështu që jemi të përgatitur plotësisht”, ka thënë një pronar biznesi.

Kina ka regjistruar rekorde këtë vit me temperatura të larta.