Kuriozitet

Elon Musk i vazhdon përqeshjet ndaj Zuckerbergut, para meçit në kafaz

Shefi i Twitterit, Elon Musk, po vazhdon ta përqeshë shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, para se të përleshen në kafaz, siç kanë paralajmëruar dy miliarderët ditë më parq.

Musk ka publikuar në rrjetin e tij social një fotografi ku shkruan se po i bën përgatitjet për meç, ndërsa ka shkruar se po “niset të marrë petulla përpara stërvitjeve”.

“I dashuroj petullat”, ka shkruar ai.

Musk për t’u ndeshur e ka ftuar edhe për shefin e Amazon, Jeff Bezos, por ky ende s’ka bërë ndonjë përgjigje.

Ndërkohë, Mark Zuckerberg ka pranuar ndeshjen në kafaz.