Lëmsh

Qytetet më të shtrenjta për të jetuar

 

Hong-Kongu, Singapori dhe Zuerichu kryesojnë listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar, sipas një sondazhi të ri nga grupi konsulent Mercer, shkruan El Pais.

Pas falimentimit të Credit Suisse, një nga simbolet e sistemit bankar zviceran, kohërat janë të vështira për zviceranët, por reputacioni i Zvicrës si vend i preferuar nga kapitali i madh, si dhe pagat e larta, reflektohet edhe në çmime: katër nga pesë qytetet evropiane më të shtrenjta në listën globale të top-10 janë qytete zvicerane, Zuerichu (e treta), Gjeneva (e katërta), Baseli (e pesta) dhe Berna (e shtata).