Kuriozitet

Amerikani që fitoi lotarinë do t’i çojë paratë në shkollat e Afrikës

Souleymane Sana nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka fituar 100.000 dollarë në lotari, shkroi Upi të hënën.

Por, paratë ka thënë se nuk do t'i mbajë për vete, por do t'iu ndihmojë nxënësve të shkollave në shtetin e Malit.

Ai është shtetas amerikan që ishte vendosur vite më parë në SHBA, por s'e ka harruar vendlindjen, duke premtuar ndihmë për fëmijët.

Unbë do të vazhdoj të bëj më të mirën për të ndihmuar në ndërtimin e më shumë klasave për fëmijët në Mali. Kjo është gjë që më bën vërtet të lumtur, ka deklaruar ai pasi iu konfirmua fitorja e lotarisë.

39-vjeçari është instruktor kërcimi dhe ëndrra e tij është të krijojë shkolla të vallëzimit në Mali.

Mali është shtet në perëndim të Afrikës. Numëron mbi 21 milionë banorë dhe konsiderohet vend i varfër me pak të ardhura për kohë banori.