Kuriozitet

Amerikani i siguron me lotari paratë e dasmës

Alfred Harrell është jashtëzakonisht i lumtur pasi i ka bërë paratë për të organizuar dasmën e tij. Këtë e arriti nëpërmjet lotarisë, pasi i fitoi 150.000 dollarë, shkroi Upi.

Burri nga Karolina e Veriut tha se premtimin e parë, për të organizuar një fejesë ia pati plotësuar të dashurës së tij, e tash, edhe premtimi i dytë po realizohet: dasma.

Ai tha se kishte luajtur lotari me letra gërvishtëse që kushtuan 5 dollarë, e krejt papritur mori lajmin se ka kapur xhekpotin.

Ai shtoi se ende s'e ka gjetur lokacionin për të organizuar dasmën, por këtë tha se do të bëjë me të fejuarën.