66 nxënës të Michiganit janë të sigurt falë një 13-vjeçari, i cili drejtoi autobusin e shkollës pasi shoferi humbi vetëdijen.
Nxënësi Dillon Reeves u hodh përpara nga vendi i tij rreth pesë rreshta nga mbrapa para se ta merrte kontrollin e timonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë video tregon shoferin e autobusit duke u dërguar mesazh zyrtarëve se nuk ndihet mirë, shkroi BBC.
Qyteti po e vlerëson nxënësin si një hero.
Nxënësit po ktheheshin në shtëpi nga shkolla kur shoferi i autobusit humbi vetëdijen.
Videoja e incidentit tregon drejtuesin e autobusit që dërgon mesazhe se nuk ndihet mirë dhe mund t’i duhet të ndalet.
Pak më pas, shoferi humb vetëdijen dhe dëgjohen nxënësit që bërtasin. Pasi Dilloni kap timonin dhe e ndalon, ai bërtet që dikush ta thërrasë ndihmën e shpejtë.