Pas një muaji agjërimi dhe reflektimi, myslimanët janë bashkuar për të festuar Fitër Bajramin – festa që shënon përfundimin e Ramazanit.
Një mesazh i veçantë për këtë festë ka ardhur nga hapësira.
Astronauti i Emirateve Arabe, Sultan Al Neyadi, u ka dërguar një mesazh myslimanëve nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.
“Urime Fitër Bajramin. Qofshi të bekuar dhe urimet më të mira nga Sultan Al Neyadi, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar”, ka thënë ai, duke treguar me pamje hapësirën ku gjendet.