Kuriozitet

Zbulohet një vrimë e zezë 30 miliardë herë më e madhe se dielli

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë jashtëzakonisht të madhe, që e tejkalon madhësinë e diellit për 30 miliardë herë, ka shkruar DailyMail të mërkurën.

Ajo u evidentua qindra miliona vite drite larg, ndërsa shkencëtarët kanë thënë se ky moment është tejet emocionues pasi po bëhet fjalë për një nga vrimat më të mëdha ndonjëherë.

Studiuesit e Universitetit Durham në Karolinën e Veriut në SHBA kanë deklaruar se kanë nisur hulumtimet rreth kësaj vrime të zezë.

Lexo edhe: A mund të udhëtojmë në kohë

Vrimat e zeza janë objekte jashtëzakonisht të mëdha që formohen në periudhën kur një yll masiv shpërthen. Ashtu si planetët dhe yjet, vrimat e zeza posedojnë fusha gravitacionale rreth tyre.

Fusha gravitacionale është ajo që e mban të mbërthyer Tokën dhe ia mundëson asaj të rrotullohet rreth Diellit.

Si rregull, sa më të mëdha që janë vrimat e zeza, aq më të mëdha janë fushat e tyre gravitacionale.

Fushat gravitacionale të vrimave të zeza janë aq të forta sa mund ta përthithin edhe dritën, që njihet si më e shpejta në shkencë.

Kjo është arsyeja pse vrimat quhen “të zeza”, ngase as drita s’mund të “mbijetojë” brenda tyre.