Lëmsh

Si duket shtëpia “më e vetmuar” në Angli, duhet 20 minuta ecje për të mbërritur

 

Në Yorkshire Dales, Angli, mund të gjesh një nga shtëpitë më të izoluara në Britaninë e Madhe, e cila është në shitje që nga vera, dhe fakti që duhet të ecësh 20 minuta për të arritur deri në hyrje të saj nuk e ndihmon shitjen, shkruan DailyMail.

Duket se shtëpia është shumë e izoluar edhe për njerëzit më introvertë. Ata që do të banonin në këtë shtëpi do të duhet të udhëtojnë 11 kilometra për të blerë sende ushqimore në qytetin më të afërt të Ingletonit. Gjithashtu, deri te dera e përparme është e nevojshme të ecësh 20 minuta në këmbë sepse nuk është e mundur të afrohesh me veturë.