Kuriozitet

80-vjeçarja në Guiness, dhuroi gjak për gjashtë dekada

Josephine Michaluk është futur në Librin e Rekordeve Guiness për numrin më të madh të dhurimit të gjakut, shkroi Upi.

80-vjeçarja ka dhuruar rregullisht gjak për gati gjashtë dekada. Guinessi tha se ajo kishte nisur të jepte gjak qëkur ishte 22-vjeçare në vitin 1965.

Grupi i gjakut të saj është 0+ e me këtë gjak u tha se ka shpëtuar shumë jetë.

“Vendosa t'i bashkohesha dhurimit të gjakut dhe ishte fillimi. Tash ndihem sikur e kam në vete këtë ndjenjë pasi mund ta ndajë me njerëzit që kanë nevojë për të”, deklaroi ajo.