Kuriozitet

Burri që s’e ka rruar mjekrën kurrë

Me 2.54 metra gjatësi, Sarwan Singh për herë të tretë ka fituar titullin e burrit me mjekrën më të gjatë në botë.

Shtetasi kanadez mori çmimin e parë në vitin 2008. Gjatësia e mjekrës atë kohë ishte 2.33 metra e gjatë. Me atë rekord theu rekordin prej 1.77 metrash të Birger Pellasit.

Sarwani theu sërish rekordin më 2010. Në Romë të Italisë, atij iu mat mjekra në gjatësi prej 2.49 metrash.

Por kur u mat sërish më 15 tetor 2022, mjekra e tij u rrit edhe më shumë. Tashmë ka marrë ngjyrë tjetër, por mbetet më e gjata në botë.

Sarwani ka treguar se s’e ka rruar kurrë mjekrën.

“Që nga mosha 17-vjeçare, kur nisi të më dilte mjekra, e kam mbajtur njësoj”, ka thënë ai për faqen e rekordeve “Guinness”.

Ai ka treguar se për mjekrën ka trajtim të veçantë të përditshëm.