Kuriozitet

Një asteroid që mund ta shkatërrojë një qytet do të kalojë pranë Tokës në fundjavë

Një asteroid, i mjaftueshëm për të shkatërruar një qytet, do të kalojë midis orbitave të Tokës dhe Hënës këtë fundjavë, por pa goditur njërën prej tyre, shkruan BBC.

Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë.

Të shtunën, ai do të kalojë 515 mijë kilometra nga hëna, përpara se të fluturojë pranë Tokës disa orë më vonë.

Është e rrallë që një asteroid kaq i madh - që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër - të afrohet kaq afër planetit.

Sipas NASA-s, është një mundësi e rëndësishme për astronomët që të rrisin njohuritë e tyre për asteroidët, në rast se zbulohet një objekt i rrezikshëm me potencial për të goditur Tokën.

“Nuk ka asnjë shans që ky ‘vrasës i qytetit’ ta godasë Tokën, por afërsia ofron një mundësi të madhe për vëzhgime”, ka thënë shefi i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Richard Moissl.

Ndërsa do të kalojë vetëm 68 mijë km larg, asteroidi do të jetë i dukshëm përmes dylbive dhe teleskopëve të vegjël në të gjithë globin.

Një transmetim i drejtpërdrejtë në internet do të sigurohet nga Projekti “Virtual Telescope”.

Objekti duket se do të kthehet drejt orbitës së Tokës në vitin 2026, por shkencëtarët e kanë përjashtuar atë si një kërcënim për planetin edhe në atë rast.