Kuriozitet

Gjendet aparati fotografik në fund të lumit pas 13-vjetësh

Një peshkatar nga Colorado në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur një aparat fotografik në një lumë, derisa ia doli t’i kthente fotografitë. Nga pamjet e kuptoi se aparati kishte qëndruar në ujë për 13 vjet, shkroi Upi.

Spencerr Greiner tha se po peshkonte në lumin Animas kur vuri re mjetin për fotografim në fund të ujit të cekët.

“Po ecja dhe e pashë të dilte nga rëra. Ishte në formë të aparatit, kështu që me të vërtetë nuk kisha shpresë të merrja diçka në të dhe planifikova të hidhja. Më pas pata kuriozitet dhe vendosa të shihja çka ka brenda”, deklaroi Geiner.

Ai tha se e hapi çipin e ruajtjes së fotografive dhe për çudi po funksiononte normalisht.

“E futa në kompjuter dhe u lexua menjëherë dhe thashë ‘le të shohim çfarë lloj thesari do të gjejmë nbë këtë kartë memorie’”, deklaroi ai.

Peshkatari zbuloi se aparati ishte i ngarkuar me fotografi të një feste beqarie, të një dasme dhe të një udhëtimi. Greiner tha se për ta gjetur pronarin e aparatit, vendosi t’i publikonte fotografitë në Facebook.

Image
Image

Ende s’është bërë i ditur autori.

VIDEO: