Kuriozitet

Peshkaqeni “tmerron” familjen amerikane që kishte dalë për peshk

Një peshkaqen i madh notoi pranë një familjeje në Dakotën e Veriut në SHBA, pasi kishin dalë për peshkim, shkroi Upi.

Familja tha se po kërkonin peshq, kur papritmas, pranë tyre lëvizi një gjallesë shumë e madhe, që doli të ishte peshkaqen i bardhë.

“Papritmas, kur ngrehu shufrën, u ngrit diçka dhe doli në sipërfaqe. E dinim që ishte diçka e madhe”, deklaroi kryefamiljari Shaun Jacobson, duke shtuar se mori fuqi dhe e tërhoqi lart.

Ndërsa, kapiteni i anijes, Adam Reckert, tha se e ka bërë këtë punë për 20 vjet, por kurrë s'ka hasur në diçka kaq madhështore.

Siç tregoi ai, peshkaqeni ndërroi “rrugë” dhe u largua nga anija prej ku po peshkohej.

Pamjet mund t'i ndiqni këtu.