Lëmsh

Gruaja që i mbante dy puna i fitoi 940.000 euro në lotari

 

Një grua që po i mbante dy puna tha se ka fituar lotari dhe tash s'ka nevojë të punojë më për të blerë shtëpinë, shkroi BBC-ja të mërkurën.

Sally Hanitzsch, 55-vjeçare nga Cambourne e Anglisë, po punonte në një supermarket dhe në një zyrë të gjendjes civile, me qëllim që të shkonte në pushime me fëmijët në Japoni dhe t’i ndihmonte atyre ta blinin shtëpinë. Por, ajo vendosi të luante lotari, e në fund rezultoi me 838.000 funte në llogari, apo rreth 940.000 euro.