Policia në Peru bëri një zbulim të befasishëm kur kontrolloi një shpërndarës pakosh i cili ra në vëmendjen e tyre pasi endej i dehur në një zonë arkeologjike në Puno.
Brenda çantës së tij ishte një mumie e lashtë.
Burri tha se ai e ndante dhomën e mumien e fashuar dhe e konsideronte “një lloj të dashure shpirtërore”.
Ai e kishte futur në çantë për t’ia treguar miqve të tij.
Shpjegoi se e mbante “Juanitan”, siç e quante ai mumien, në një kuti në dhomën e tij. Tha se ishte e babait të tij, por nuk specifikoi se si kishte arritur nën pronësinë e babait, raportoi BBC.
Ekspertët kanë thënë se trupi ishte mes 600 dhe 800 vjeçar dhe se ishte trup i një burri.
Mumia ishte i mbështjellë në fasha në pozicionin e një fetusi.