Me vetëm 5 dollarë, një grua amerikane i fitoi 300 mijë dollarë në lotari, shkroi Upi.
Ajo tha se tiketën e bleu për festat e Krishtlindjes, por nuk e kishte menduar kurrë se do të fitonte.
“Gërvishta tiketën kur u ktheva në veturë dhe pashë që kisha fituar 300 mijë dollarë. Nuk mund ta besoja,. E shikova disa herë tiketën dhe e skanova në aplikacioni e lotarisë për ta verifikuar shumën. Kur 300 mijë dollarët u shfaqën në ekran, telefonova familjen dhe miqtë t'ua jepja lajmin e mirë”, deklaroi gruaja që s’u identifikua.
Me paratë e lotarisë, 41-vjeçarja synon t'i paguajë faturat, të shkojë në pushime dhe t'i kursejë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.