Putini bëhet objekt talljeje pasi pozoi me këpucë me taka të larta
Presidenti rus Vladimir Putin është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale pasi ka pozuar me këpucë me taka të larta për t'u dukur më i gjatë, në vizitën me studentët e Universitetit Shtetëror të Moskës.
Një përdorues në Twitter ka shkruar se Putini është aq i pasigurt dhe i fiksuar pas vetes, saqë vesh këpucë me taka të larta. Ai pohon se në përpjekje për t'u dukur më i gjatë, i ka “detyruar” studentet e shkurtra që t'i qëndrojnë pranë.
Ai foli me studentët për shumë tema - nga qentë endacakë deri te teknologjia kuantike.
Reuters raportoi se një i ri me emrin Vladislav, i cili vjen nga Luhansku, i mburrej se kishte marrë pjesë në luftën në Ukrainë dhe se ëndrra e tij ishte të punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).
“Njerëz si ju e kuptojnë se sa e rëndësishme është të merren masa për të mbrojtur njerëzit dhe vetë Rusinë. Faleminderit Zotit që jeni gjallë dhe mirë, njerëz si ju do të nevojiten si në shërbimet speciale ashtu edhe në FSB”, ka thënë Putin.