Në kopshtin zoologjik të Anglisë ka lindur shimpanzeja më e rrallë në botë, shkroi Upi të dielën.
Në Cheshire të Anglisë, shimpanzeja perëndimore është nëngrupi më i rrezikuar i këtij lloji në botë.
Numri më i madh i këtij lloj gjendet në Afrikë, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra, janë afro 18 mijë shimpanze perëndimore.
Jemi në mes të krize globale zhdukjeje. OKB-ja ka vlerësuar se një milion specie mund të zhduken gjatë jetës tonë, deklaroi Mike Jordan, drejtor i kafshëve dhe i bimëve në kopshtin zoologjik Chester.
Ai theksoi se si kopsht po mundohen ta kthejnë jetën e botës shtazore.