Connie Mathews u shpreh e shqetësuar kur në prag të derës ia dërguan 100 ngrohëse portative, pa i porositur fare, shkroi Upi të enjten.
Gruaja nga Kalifornia e SHBA-së deklaroi se “porosia e paporositur” i shkoi dy javë para Krishtlindjes, ku çdo ditë i shkonin nga dy pako me ngrohëse.
“Porositë nga Amazoni nisen të vinin nga e premtja, dy javë para Krishtlindjes. Çdo ditë merrja ndonjëherë nga dy kuti, ndonjëherë më shumë”, deklaroi Matheës.
Ajo shtoi se pakot vinin nga disa shtete, duke përfshirë Ioëan dhe Karolinën e Veriut.
“Pa pushim vinin. Unë kurrë s’kam porositur ngrohëse portative. S’kam nevojë për një të tillë”, shtoi ajo.
Ajo u shpreh se mund të jetë ngatërruar adresa e shtëpisë së saj, derisa i ka njoftuar autoritetet e kompanisë së dërgesës për këtë keqkuptim.