Kuriozitet

11-vjeçarja nga Ferizaj e kthen kuletën me 99.22 euro që e gjeti në tokë

Një 11-vjeçare nga Ferizaj, para një objekti banesor në rrugën “Sali Çeku” e ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave.

Ajo i ka dorëzuar në polici paratë që i ka gjetur.

Portofoli i përkiste një qytetari nga Ferizaj. Dhe pas verifikimit, atij i janë kthyer 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së, ka njoftuar policia.

“Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar L. Zh., njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor”.