Kuriozitet

Arabia Saudite po tenton ta ndërtojë rrokaqiellin më të madh në botë

Rrokaqiell - Arabia Saudite

Arabia Saudite po tenton ta ndërtojë një rrokaqiell gjigant, që do të kushtojë afro 5 miliardë dollarë, raporton “The Sun”.

Ndërtesa dy kilometra e lartë, do të ishte ndërtesa më e lartë që është ndërtuar nga dora e njeriut.

Ky rrokaqiell do të jetë kryevepra e rizhvillimit masiv të kryeqendrës së Arabisë Saudite, Riadit.

Aktualisht rrokaqielli më i lartë është Burj Khalifa në Dubai, që ka lartësi 821 metra.

Empire State Building në New York është 381 metra i lartë.

Ndërtimi do të kushtonte afro 4 miliardë funte, ndërsa është hapur edhe gara për dizajnuesit që të bënin projektin për këtë megastrukturë, ku dizajni fituesi do të marrë 840 mijë funte.

Kjo ndërtesë do të jetë më tepër se dyfishë më e madhe se Burj Khalifa.

Tetë kompani janë ftuar të garojnë në garën për dizajnin që drejtohet nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF).

PIF-i është përgjegjës për projekte masive në Arabi Saudite dhe drejtohet nga udhëheqësi de facto i vendit, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Po ashtu është edhe prapa projekteve si qyteti i të ardhmës, Neom, dhe po ashtu strukturës vertikale të njohur si “Vija”.

PIF besohet se ka asete afro 500 miliardë funte.

Arabia Saudite aktualisht është duke u angazhuar në një seri të projekteve të mëdha dhe investimeve të njohura si “Vizioni 2030”.

Është duke planifikuar ta diversifikojë ekonominë e shtetit të varur nga nafta dhe ta kthejë në një fuqi botërore.