Qytetarët në Wyoming të SHBA-së janë mahnitur me pamjen e reve të rralla të cilat janë formuar përgjatë horizontit e që dukeshin si dallgë deti.
Ata kanë kapur këtë pamje me fotografi.
“Kjo ishte speciale dhe e dija se duhej ta kapja këtë në kamerë”, ka thënë një banor.
I njohur si “Kelvin-Helmholtz” jostabil, formohet kur një rrymë më e shpejtë ajri lëviz mbi ajrin poshtë, shkroi BBC.
Meteorologu Matt Taylor ka thënë se pamjet janë nga shembujt më të mahnitshëm dhe epik të reve “Kelvin-Helmholtz” që ka parë.
Ky lloj formimi i reve e ka marrë emrin nga shkencëtarët Lord Kelvin dhe Hermann von Helmholtz, të cilët studiuan fenomenin.
Të njohura edhe si retë valë, ato shihen si inspirim i mundshëm për pikturën e Van Goghut, “Starry Night”.