Kuriozitet

Tmerrohet amerikani, gjeti ariun në shtëpi [VIDEO]

Një burrë nga Florida në SHBA u tmerrua kur gjeti një ari po flinte në shtëpinë e tij, shkroi “Upi” të shtunën.

Chuck Robbins nga lagjja Heathrow tha se për ariun u njoftua nga një fqinj, që i rrëfeu se e kishte parë shtazën në oborrin e tij.

“Ishte befasuese, sapo dola jashtë dhe ai ishte aty përballë meje”, deklaroi Robbins. Pas disa momentesh, kur e vërejti prezencën e njeriut, ariu doli nga shtëpia në një drejtim të panjohur.

Kjo nuk është hera e parë kur një ari u gjend në një lagje të Floridas.