Një çift i martuar me gjithsej 98 modifikime të trupit fitoi një rekord botëror “Guinness” për numrin e tyre kolektiv të piercings, mikrodermaleve, implanteve të trupit dhe modifikimeve të tjera.
Guinness World Records tha se Gabriela Peralta, e cila është nga Argjentina, dhe Victor Hugo Peralta, me origjinë nga Uruguai, fituan për herë të parë rekordin për numrin e modifikimeve të trupit në vitin 2014, kur ata kishin gjithsej 84 modifikime të trupit.
Organizata e mbajtjes së të dhënave tha se modifikimet totale të çiftit që atëherë janë rritur në 98.
Çifti u takuan në një event me motor në Argjentinë 24 vjet më parë dhe tashmë janë të martuar prej 14 vitesh.
“Për mua, të qenit mbajtës i rekordeve botërore Guinness është një çmim që më jep jeta për dashurinë ndaj artit të trupit dhe jam shumë mirënjohës, sepse ky rekord më ndihmoi të arrij një nga ëndrrat e mia të mëdha: të udhëtoja në 20 vende, të njoh kultura të ndryshme dhe të krijojë miqësi të reja në mbarë botën”, ka thënë Victor Hugo Peralta për Guinness World Records.