Lëmsh

Unaza 2,000-vjeçare del nga sirtari i koleksionistit për t’u shitur për mijëra euro

Foto: BBC
 

Një unazë floriri që mendohet se është mbajtur nga një udhëheqës kelt 2000 vjet më parë do të dalë në ankand - pasi kishte kaluar gati tre dekada në dollapin e një koleksionisti, shkroi BBC.

Stolia e epokës së hekurit, e zbuluar në një fushë në Yorkshire në vitin 1994, pritet të arrijë deri në 30,000 funte.