Kuriozitet

“Superheronjtë” kapin shpërndarës droge në Peru

Katër policë peruanë u maskuan si personazhe të Marvel për të kryer një kontroll për drogë në Peru.

Spiderman, Captain America, Thor dhe Black Widoë, morën pjesë në operacionin e quajtur "Marvel", me të cilin synohej bastisja e një shtëpi specifike në lagjen San Juan de Lurigancho në Lima, raporton BBC-ja.

Në këtë aksion gjatë kontrollit, Policia ndaloi katër persona, pasi kapi 3,250 pako me pastë kokaine, si dhe disa thasë me kokainë dhe kanabis.