Pesë luanë kanë shkaktuar panik në një kopsht zoologjik australian, pasi u arratisën nga rrethimi i tyre.
Kafshët - një i rritur dhe katër këlyshë - u panë jashtë rrethimit të tyre në kopshtin zoologjik “Taronga” të Sydneyt, mbrëmjen e së martës.
Si pasojë e kësaj kopshti zoologjik u mbyll për pak kohë.
Një zëdhënës i kopshtit, ka bërë të ditur se të gjithë luanët u kthyen në vendin e tyre brenda pak minutash dhe se askush nuk u lëndua.
Sipas raportimit të BBC-së, nuk është dhënë asnjë shpjegim për mënyrën e daljes së luanëve jashtë rrethojave të tyre.
Drejtori ekzekutiv i kopshtit zoologjik, Simon Duffy, e quajti atë një "incident" që do të hetohej.
Ai, për mediat lokale, tha se luanët kishin hyrë në një zonë të vogël "ngjitur" me vendin ku ishin ekspozuar, rreth 100 metra larg vizitorëve të kopshtit.
"Luanët në asnjë moment nuk dolën nga ajo zonë, në afërsi, ose nuk dolën nga kopshti zoologjik Taronga”, tha ai.
Duffy tha se zona e vogël ku kishin dal luanët ishte e rrethuar më një gardh, i cili zakonisht përdoret për të mbajtur njerëzit në një distancë të sigurt.
Ai ka sqaruar se stafi i kopshtit kishte reaguar shpejt, duke i zhvendosur të gjithë vizitorët në vende të sigurta.
Arratisjet e kafshëve në kopshtet zoologjike australiane janë të rralla.
Në vitin 2009, një luaneshë iku nga rrethoja e saj në kopshtin zoologjik Mogo, në jug të Sydneyt, dhe u qëllua për vdekje për shkak të rrezikut që përbënte për publikun.