Çifti amerikan, Dave dhe Aubrey, gjetën një mënyrë të veçantë për t'i befasuar komshinjtë dhe jo vetëm për “Natën e Shtrigave”, shkroi “Upi” të martën.
Ata u inspiruan nga seriali “Stranger Things”, për ta bërë oborrin e tyre sa më të frikshëm.
Morën disa kukulla duke i veshur me rroba gruaje, e duke i varur në lartësi, ndërsa në tokë vendosën dru të zi duke u djegur.
Tërë procesin e filmuan, e kur pamjet i publikuan, pasuan mijëra komente. Dave dhe Aubreut nga Illinois iu komentoi edhe platforma e filmave online, Netflix, duke i cilësuar si fansat më të mëdhenj të serialit.
“Fansat nr. 1 me siguri”, u tha në reagimin e Netflixit në Instagram.