Lëmsh

Xhinset Levi's që u gjetën në një minierë u shitën për mbi 87 mijë dollarë

 

Një palë xhinse Levi's të vitit 1880 janë shitur në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87,000 dollarë.

Xhinset, të gjetura në një minierë të braktisur nga një arkeolog u blenë nga 23-vjeçari, Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë.