Lëmsh

Diamanti i rrallë rozë vendos rekord, shitet për gati 60 milionë euro

Foto: AP
 

Një diamant jashtëzakonisht i rrallë rozë i ndezur është shitur për 59 milionë euro në Hong Kong - më shumë se dyfishi i çmimit të tij të vlerësuar - dhe ka vendosur një rekord botëror për çmimin më të lartë për karat për një diamant të shitur në ankand.

Diamanti 11.15 karatësh “Williamson Pink Star”, i cili është emëruar sipas një diamanti tjetër rozë dhënë Mbretëreshës Elizabeth II si dhuratë martese, iu shit një blerësi të pazbuluar në ankand nga Sotheby's Hong Kong, shkroi The Guardian.