Kuriozitet

Një viç në SHBA kërcen nga rimorkio, policia e dërgon “në mbajtje”

Një viç ia doli të largohej nga rimorkio e kamionit në një rrugë në Massachusetts, SHBA, shkroi “Boston25” të enjten. Ai e bllokoi komunikacionin për disa minuta, pa u bërë e ditur se si nuk u vërejt nga shoferi i kamionit.

Në pamjet e siguruara, shihet kafsha që mbeti vetëm në mes të rrugës pa lëvizur.

Disa prej shoferëve dolën nga vetura për t'i ndihmuar, duke e larguar në anësoret e autostradës.

Policia amerikane tha se nuk u identifikua pronari i viçit, ndërsa kafsha është "në mbajtje" deri kur të lajmërohet dikush.