Një ndjekje e Policisë në autostradën e Kalifornisë të martën ka përfunduar me katër të arrestuar.
Të dyshuarit humbën një gomë dhe u përplasën me veturë në kamion, raporton agjencia AP.
Dy nga të dyshuarit më pas dolën nga vetura dhe kaluan nëpër korsitë e ngarkuara të autostradës.
Raportohet se ndjekja kishte nisur rreth orës 7:20 me kohë lokale, pasi autoritetet morën informatë për një vjedhje.