Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mënyra ideale për ta zbritur krevatin nga kati i tretë [VIDEO]

Një familje amerikane gjeti një mënyrë të sofistikuar për ta zbritur krevatin e ditës nga kati i tretë i shtëpisë në oborr.

Në Twitter u publikuan pamjet të enjten ku nëpërmjet dy litarëve, të lidhur në oborr, krevati duke “u zvarritur” u largua me sukses, pa u dëmtuar dhe me pak mund.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mjaftoi që i zoti i shtëpisë ta lëshonte ngadalë krevatin, e ky rrëshqiti nëpër litarin e gjatë.

Pamjet u bënë virale, derisa komentuesit u shprehën se “kjo është mënyra më e mirë që kanë parë”.