Kuriozitet

Fituesi i lotarisë në Indi: S’mund të dal nga shtëpia për shkak të njerëzve që më kërkojnë para

Descriptive Text

Një fitues i lotarisë në Indi ka thënë se është vërshuar nga kërkesat për ndihmë financiare, duke shtuar se i ka rënë pishman që i ka marrë të hollat e lotarisë.

Anoop, i cili punon si shofer, ka fituar 3 milionë dollarë në një lotari qeveritare në fillim të shtatorit.

Por një javë më vonë, ai ka postuar një video duke iu kërkuar të huajve që të mos e shqetësojnë atë dhe familjen e tij, shkruan BBC-ja të hënën.

“Do të doja që të mos e fitoja. Ndoshta po ta fitoja çmimin e tretë do të ishte më mirë”, ka thënë ai.

Ai përmes një videoje ka thënë se po e konsideron edhe shpërnguljen për të ikur nga shqetësimet.

Ai e kishte blerë tiketën më 17 shtator, një ditë para fluturimit të supozuar për Malajzi ku po kërkonte një punë.

Pas fitimit të lotarisë, familja e tij ka marrë shumë vëmendje mediale.

“Isha shumë i ngazëllyer kur fitova. Kishte kamera dhe njerëz në shtëpi dhe ne ishim shumë të lumtur. Por, situata shumë shpejt doli nga kontrolli. Nuk mund të dalë nga shtëpia dhe të shkojë diku. Fëmija im është i sëmurë dhe nuk mund ta dërgojë te mjeku”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se njerëzit i shkojnë te shtëpia çdo dirë.

“Ajo që mund të them është se unë se kam marrë asnjë para ende. Askush nuk e kupton këtë pavarësisht sa herë e them”, ka thënë ai.