Kuriozitet

Një burrë gatuan dy javë në vjeshtë që të hajë ushqim të gatshëm deri në korrik

Gjatë dy javëve në vjeshtë, Janne Jutila përgatit 500 kuti ushqimore, të cilat më pas do të zgjasin gjithë dimrin.

Ai ka thënë se nuk i pëlqen të gatuajë, prandaj edhe ushqimet të cilat i përgatitë gjatë dy javëve do t’i zgjasin deri në korrik.

“Nuk më pëlqen të gatuaj, ndaj përgatiti tani dhe do të zgjasë deri në qershor-korrik”, ka thënë ai.

Kjo është diçka që ai e ka bërë prej 20 vjetësh dhe fakti që gatimi bëhet në vjeshtë ka të bëjë me faktin se pikërisht në këtë moment perimet me rrënjë janë më të lira dhe më të freskëta.

“Dua të bëj shumë më tepër me jetën dhe ditët e mia sesa të qëndroj dhe të gatuaj çdo ditë”, thotë ai.

Janne Jutila ka një recetë bazë për zierjen e cila më pas mund të shërbehet në mënyra të ndryshme, e ftohtë, e nxehtë, me proshutë ose si sallatë./ Sveriges Radio