Videoja e disa punëtorëve në një mbikalim në Kroaci tërhoqi shumë vëmendje dhe u bë virale në rrjetet sociale. Ajo u publikua në një faqe kroate për aksidente në komunikacion në Facebook.
Në videon e postuar në Facebook shihen shtatë punëtorë, por vetëm njëri prej tyre duket se po jep maksimumin.
“Në mbikalim janë shtatë punëtorë, një punon, gjashtë e shikojnë”, thuhet në përshkrimin e postimit.
Videoja bëri që të kishte komente tejet qesharake.