Kuriozitet

Mbushet me rrush një rrugë në Kaliforni

Qindra kilogramë rrush u derdhën në rrugët e Kalifornisë, pasi shoferi i kamionit me rimorkio u përplas me anësoret mbrojtëse, shkroi “Upi” të martën.

Autoritetet e Kalifornisë dolën në vendin e ngjarjes për ta pastruar autostradën e mbushur nga rrushi.

Nuk u raportua për të lënduar, derisa trafiku u kufizua për tri orë. Rrushi thuhet se po dërgohej në fabrikë për trajtim.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Kaliforninë Veriore. Një kamion që po transportonte domate u përplas javë më parë në autostradë. Domatet “e skuqën" rrugën.