Një ari ia shkatërroi festën një 2-vjeçari në Connecticut të SHBA-së, pasi doli nga mali dhe i hëngri ëmbëlsirat.
“Upi” shkroi të martën, se Rauf dhe Laura Majidan organizuan festën për djalin e tyre, duke shtruar tryeza në oborr e ftuan mysafirë, por një ari doli “në skenë” dhe i prishi zbukurimet.
Prindërit nxituan t'i fusnin fëmijët brenda, por kafsha si duket ishte për diçka tjetër e interesuar.
Të ftuarit shikonin nga dritarja ariun që me qejf i hante ëmbëlsirat.